Saturday, July 27, 2024
HomeShendetesiStudim/ Paracetamoli jo vetëm si qetësues, efektet anësore të tij

Studim/ Paracetamoli jo vetëm si qetësues, efektet anësore të tij

-

 

Shkencëtarët në SHBA zbuluan se qetësuesi më i zakonshëm, paracetamoli, mund të bëjë më shumë sesa thjeshtë të largojë dhimbjen e kokës.
Sipas një studimit i cili u zhvillua në  ‘Universitetin Shtetëror të Ohajros’  i cili zbuloi se paracetamoli mund të ndryshojë perceptimin e njeriut mbi rrezikun, duke vënë në rrezik në situata të ndryshme.
Në SHBA paracetamoli njihet si ‘acetaminofen’ është një nga qetësuesit më të përdorur për të trajtuar dhimbjet e ndyshme dhe për të ulur temperaturën.
Nësë i përmbaheni dozës së duhur, radhë herë shkakton efekte anësore.
Neuroshkencëtari Baldwin Way, bashkëautor i studimit, tha: “Acetaminophen duket se i bën njerëzit të ndiejnë më pak emocione negative kur mendojnë të ndërmarrin aktivitete të rrezikshme – ata thjesht nuk ndihen aq të frikësuar.
Gati 25% e popullatës në SHBA merr acetominofen çdo javë si qetësues.
Po ashtu studiuesit kanë zbuluar se qetësuesi ka efekte psikologjike, duke reduktuar emocionet pozitive dhe negative, njëkohësisht përfshin dhe ndjenjat.
Në një studim me 189  pjesëmarrës iu dha 1000 mg qetësues dhimbjesh, doza e rekomanduar për dhimbje koke, pjesëmarrësit u pytën se sa të rrezikshme mendonin ata se ishin aktivitetet e ndryshme nga një deri në shtatë.
Ajo çfarë u zbulua ishte  se personat që ishin në ndikimin e paracetamolit i vlerësuan aktivitetet  më shumë se pjesa tjetër.
Aktivitet e vlerësuara ishin hedhja me parashutë, ecja gjatë natës në një zonë të pasigurtë, ndërrimi i karrierës në të 30-at , por për pjesën tjetër këto aktivitete ishim më tepër shqetësuese.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts