Friday, April 26, 2024
HomesocialeEuropa në krizë për punonjës, ekspertët: Do të rritet emigracioni nga Shqipëria

Europa në krizë për punonjës, ekspertët: Do të rritet emigracioni nga Shqipëria

-

 

Shtetet europiane po vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore dhe kjo mund të nxisë edhe më tej emigrimin në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri.

Paralajmërimi vjen nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në një raport mbi ndikimin e plakjes së popullsisë te tregu i punës.

‘Në fakt është patjetër kambanë alarmi. Ka rreth dy vite që gjendja është alarmante dhe do bëhet edhe më keq në vijim’, thotë eksperti i tregut të punës Emin Shini.

‘Unë mendoj se sot më shumë se kurrë po përballemi me një realitet ku nuk është më punëdhënësi që përcakton rregullat e lojës. Është punëmarrësi, për shkak se e kanë tepër të lehtë për t’u larguar në Perëndim’, shprehet eksperti tjetër Fatjon Dragoshi.

Po pse Shqipëria është më e rrezikuara nga braktisa e qytetarëve të vet?

‘Për shkak të pozicionit gjeografik, moshës relativisht të re dhe mbi të gjitha, dëshirës për t’u larguar nga vendi’, thotë Shini.

Ekspertët kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë dhe sipërmarrjeve për ta bërë më tërheqëse punën, pasi në të kundërt efektet e largimeve do të jenë të rënda.

Sipërmarrja në vend prej kohës ka ngritur alarmin për fuqi punëtore. Në kushtet e thellimit të emigracionit, bizneset mund të përballen deri në pamundësi për të ushtruar aktivitetin. /A2

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts