Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetMinistria e Mbrojtjes: Priten shtrëngata dhe stuhi bore e shiu, ka zona...

Ministria e Mbrojtjes: Priten shtrëngata dhe stuhi bore e shiu, ka zona pa energji elektrike

-

 

I gjithë territori i vendit është i përfshirë nga reshjet e shiut. Problematika më të theksuara paraqiten në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Ka ende disa zona pa energji elektrike në Elbasan, Kukës dhe Shkodër.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Mbrojtjes: 

I gjithë territori i vendit vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu si dhe reshje bore në relievet malore mbi 600 metër, por nga të gjitha raportime në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile nuk paraqiten problematika të theksuara.

Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër.

Niveli i lumenjve është nën nivelin kritik, duke mos paraqitur problem për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre.

Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk paraqesin problem për përmbytje.

Sasia e reshjeve në basenin ujëmbledhës të Fierzës ditën e sotme janë 12 mm, Prurjet janë 1400 m3/s.

Sasia e reshjeve në basenin ujëmbledhës Koman-Vau i Dejës janë 15 mm, prurjet janë në Koman 650 m3/s dhe Vau i Dejës 200 m3/s.

Në kaskaden e Drinit vijojnë shkarkimet me 300 m3/s.

Ditën e sotme si pasojë e uljes se sasise se reshjeve në qarkun Lezhë, kemi shkarkime në Digën Ura e Fanit, me 80 m3/s.

Per sa i përket furnizimit me energji, ka problematika vetem ne disa zona rurale te qarqeve Tirane, Elbasan, Kukes dhe Shkoder. Nga forcat e OSHEE vijon puna pa ndërprerje për të rikthyer normalitetin.

Në qarkun e Shkodrës nuk ka zgjerim të hartës së sipërfaqes së raportuar të përmbytur një ditë më parë. Kalohet me mjete të larta vetëm rruga e Obotit, ku ka prani uji.

Më qarkun e Lezhës total ka rreth 770 ha tokë bujqësore të përbytur, në ish kënetën e Toroviocës, njësia administrative Balldren, në ish kënetën Spiten –Tresh Bashkia Lezhe, në njësinë adminstative Zejmen, në ish-kënetën Gjonëm, Bashkia Kurbin.

Në Malësinë e Madhe po punohet për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth, të bllokuar për shkak të rënies së orteqeve në vendin e quajtur “Tynelet Panoramike”.

Në të gjitha akse rrugore që kanë problematika në rreshqitjen e dherave renien e gurve apo dëmtimet e trupit të rrugës , nga forcat e ARRSH dhe të bashkive po punojnë për pastrimin dhe riparimin e tyre.

Pa probleme të theksuara paraqitet situata në qarkun e Kukësit, ku gjatë ditës së djeshme kemi pasur reshje bore me trashësi 10-15 cm, rrugët nacionale jane të hapura dhe qarkullohet normalisht. Punonjësit e emergjencave dhe firmat kontraktore jane ne terren dhe në gatishmëri.

Në qarkun e Gjirokastrës, në Bashkinë Këlcyrë, në lagjen Kalemaj, fshati Katundishtë, njësia admnistrative Deshnicë, ka rrëshqitje dhe fundosje të tokës nga baza rreth 1 m, në një sipërfaqe rreth 2 ha. Brenda kësaj sipërfaqe përfshihen 4 banesa dhe 4 stalla bagëtish. Në vendngjarje ka shkuar një grup pune për konstatimin e dëmeve. Banorët janë evakuar nga banesat dhe janë strehuar tek të afërmit e tyre.

Në qarkun Korcës ka pasur reshje bore trashesia e se ciles është 10-25 cm. Të gjitha akset rrugore jane te hapura.

Në bashkinë Shkodër në fshatin Obot, njësia administrative Ana e Malit operuan 4 trupa me 1 mjet të kalueshmërisë së lartë.

Situata e emergjences ne te gjithe territorin e RSH eshte nen kontroll, bashkëpunimi dhe angazhimi I të gjithë institucioneve dhe strukturave te sistemit të mbrojtjes civile eshte I larte.

Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura,Policia e Shtetit do të vijojë të jetë në gatishmëri për çdo kërkesë nga pushteti vendor.

Gjithashtu përsërisim thirrjen që qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore në çdo rast nevoje.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts