Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetPas 20 vitesh Greqia financon autostradën me Shqipërinë. Një aks rrugor 70...

Pas 20 vitesh Greqia financon autostradën me Shqipërinë. Një aks rrugor 70 km i gjatë

-

Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit ka hapur të mërkurën tenderin me vlerë 320 milionë dollarë për aksin rrugor Janinë–Kallpaq-Kakavijë.

Sipas autoriteteve greke të transportit aksi rrugor 70 km i gjatë do të lidh rajonin e Janinës me Shqipërinë dhe do të jetë një autostradë me standardet më të larta të sigurisë.

Sipas Zërit të Amerikës, segmenti rrugor Janinë -Kakavijë krahas përmirësimit të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave pritet të nxisë sidomos lëvizjen turistike.

Aksi i ri rrugor Janinë-Kalpaq-Kakavijë do të lidhë Greqinë me Shqipërinë si pjesë e “Korridorit Blu” , një rrjet rrugor prej rreth 1500 km që financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts