Sunday, May 19, 2024
HomeAktualitetArrestohen dy mjekë të QSUT, u kapën në 15 raste duke marrë...

Arrestohen dy mjekë të QSUT, u kapën në 15 raste duke marrë para për të bërë skaner

-

Dy mjekë të QSUT-s në Tiranë janë arrestuar nga policia për rryshfet.

Ata dyshohet se për ofrimin e shërbimit të skanerit kanë marrë para.

Të arrestuarit janë: N.M 63 vjeç, banues në Tiranë, me profesion mjek dhe A.M 51 vjeç, banues në Tiranë, me profesion teknik imazherie.

Hetimet proaktive prej tre javësh me përgjime e vëzhgime, janë mbikëqyrur nga prokurori Bledar Valikaj.

Nga hetime janë të dokumentuata të paktën 15 raste.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim konstatimin e rasteve të korrupsionit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skaneri”.

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure,” njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts