Monday, June 5, 2023
HomeAktualitetPas dështimit të dy raundeve, Holta Zaçaj zgjidhet kryetarja e re e...

Pas dështimit të dy raundeve, Holta Zaçaj zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

-

Me 5 vota në favor Holta Zaçaj zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Ajo mundi të sigurojë votat e nevojshme në raundin e tretë, pas dështimit të dy mbledhjeve të mëparshme.

“Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, pasi mori shumicën e kërkuar ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve zgjodhi zonjën Holta Zaçaj në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Ky vendim i njoftohet Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Kuvendit” njoftoi gjykata. Zaçaj kandidoi për postin e rëndësishëm përballë Marjana Seminit dhe Fiona Papajorgji, ku rezultoi fituese.

Në janar të këtij viti, ajo u betua në Presidencë si anëtarja e nëntë e Gjykatës Kushtetuese.

 

PËRBËRJA E GJYKATËS KUSHTETUESE
Holta Zaçaj, kryetare
Marsida Xhaferllari, anëtare
Dr. Fiona Papajorgji, anëtare
Dr. Elsa Toska, anëtare
Sonila Bejtja, anëtare
Dr. Sandër Beci, anëtar
Ilir Toska, anëtar
Gent Ibrahimi, anëtar
Prof. Dr. Marjana Semini, anëtare

 

Kush është Holta Zacaj?!
Zacaj është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1998. Në periudhën 2007-2008 ka kryer masterin shkencor për “Titujt dhe rregullimet financiare”, në Universitetin e Georgetown në SHBA, në kuadër të programit Fullbright. Rrugëtimin profesional e ka nisur si juriste dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, duke u angazhuar në vitet 1999- 2001, në Qendrën “Paqe nëpërmjet Drejtësisë”, projekti për krimet e luftës në Kosovë. Më pas, është angazhuar si avokate në Qendrën e Praktikave dhe Shërbimeve Ligjore të Integruara (QSHPLI), në projektet e ndihmës ligjore falas, si: Klinika Ligjore për të Miturit, Zyra e Avokatit të Qytetit pranë Bashkisë Tiranë, Klinka Ligjore për Refugjatët.

Nga viti 2008, krahas angazhimit në shoqërinë civile si avokate dhe eksperte e të drejtave të njeriut, ka punuar si avokate dhe nga viti 2018 ka ushtruar profesionin e avokatit edhe në shtetin e Massachusetts, SHBA, në një zyrë ligjore. Gjithashtu, në periudhën 2009-2013, Zaçaj është angazhuar si lektore në Shkollën e Magjistraturës në trajnimin fillestar, në të drejtën familjare dhe në trajnimin vazhdues në fushën e së drejtës familjare dhe të të drejtave të fëmijëve, si dhe lektore e së drejtës bankare dhe financiare në disa universitete private në Shqipëri, në periudhën 2009-2014. Po ashtu Zaçaj është angazhuar dhe ka kontribuar si eksperte ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare në një sërë iniciativash të UNICEF-it në Shqipëri, UNICEF-it në Kosovë, UNICEF-it në Gjeorgji, Këshillit të Evropës, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar etj. Ajo është autore dhe bashkëautore e rreth 30 studimeve dhe botimeve në fushën e të drejtave të njeriut, të të drejtave të fëmijëve, të së drejtës familjare, të së drejtës bankare dhe të titujve. Ajo është bashkëautore e Kodit të Familjes, ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri, paketës ligjore për trajtimin penitenciar të të miturve në Kosovë.
Në muajin janar të vitit 2023 Zaçaj u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ku dhe u betua te presidenti Begaj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,800FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts