Kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik në Greqi. Rama ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve: “Bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, shprehet Rama.
Reagimi:
Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave.
Një reagim ka ardhur edhe nga ministrja Olta Xhaçka e cila shprehet e trishtuar nga aksidenti tragjik.
STATUSI:
Të trishtuar nga aksidenti tragjik që ndodhi në Tempe në Greq nga përplasja e dy trenave. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre të këtij aksidenti vdekjeprurës. Shërim sa më të shpejtë të plagosurve