Wednesday, February 21, 2024
HomeUncategorizedSpiropali-Berishës: Sa herë të mblidhet laku nga ndërkombëtarët flet për patriotizëm

Spiropali-Berishës: Sa herë të mblidhet laku nga ndërkombëtarët flet për patriotizëm

-

Ministrja Elisa Spiropali ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha ka sjellë vetëm përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës,.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Spiropali tha se sa herë i mblidhet laku nga partnerët ndërkombëtarë, flet për patriotizmin e Kosovës dhe e përdor situatën për interesa personale,

Me tej shtoi se situata sot me qeverinë Rama ka ndryshuar dhe se Shqipëria shihet si faktor stabiliteti.

“Ai projekton fajet, gabimet vërejtjet e ndërgjegjes së tij tek tjetri. Është e njohur kjo metodë e vjetër. Më së shumti tradhtinë e kanë patur në ballë të përpjekjeve të tyre. Sali Berisha foli, minutat tuaj kanë mbaruar, është koha ime. Foli këtu për hartën e Europës, Sali vetëm ajo të ka mbetur që të përfundosh në kosh, koha ka ardhur, por s’ka rëndësi se ti damkën vetes ia ke vënë përpara se ta vinin ata përtej detit.

Në kohën kur ti bëjë thirrje që marrëveshja e ‘Rambujesë’ të mos firmosej, sipas dëshmive të Remzi Hoxhës që nuk dihet ku shkojë, marrëdhënia me Millosheviç ishte ndryshe. Por ti deklaroje se as Ibrahim Rugova nuk duhet të pretendojnë pavarësinë e Kosovës.

Zografi bis nuk ka bërë kurrë një marrëveshje deti me Greqinë, nuk ka furnizuar me naftë makinerinë vrasëse të regjimit të Millosheviç, e ke pranuar vetë pafuqinë. E nëse vazhdojmë me ato që ti ke bërë dhe ne kemi bërë me kryeministrin në krye dhe kjo qeveri që nuk lë vend të botës, dhe duhet ta dini që reputacioni i Shqipërisë është rritur.

Ato që ti paturpësisht bërë, miratimin e rezolutës së Dick Marty, po tentojmë të zhbëjmë ne duke paraqitur një rezolutë të re. Por pasqyra dhemb, ajo tregon fytyrën  që ke. E them që shumë shpejt Berisha do të dalë edhe skena politike”, tha Spiropali.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts