Friday, June 28, 2024
HomePolitikëKalendari Turistik Kombëtar 2023, Rama: Çdokush do të informohet mbi vendndodhjen e...

Kalendari Turistik Kombëtar 2023, Rama: Çdokush do të informohet mbi vendndodhjen e aktiviteteve të ndryshme

-

 

Këtë mbrëmje është publikuar kalendari turistik kombëtar për vitin 2023 që mund të aksesohet falas nga të gjithë qytetarët duke shkarkuar aplikacionin TEA (Tourism Events of Albania) ku do të pasqyrohen evente, feste dhe vende ku ndodhen site të ndryshme arkeologjike. Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës tha se një aplikacion i tillë do të shërbejë për të informuar gjithmonë e më shumë persona mbi mundësitë turistike që ofron Shqipëria.

”Sot mund të themi që kemi një kalendar kulturor dhe artistik të gjithë Shqipërisë turistike, i cili është i aksesueshëm nga kushdo përmes një aplikacioni të thjeshtë informues. Është një punë e filluar prej vitesh, sot është në një fazë të re, por në zhvillim të vazhdueshëm sepse ne besojmë shumë që Shqipëria turistike është përtej ujërave të mrekullueshëm të detit, përtej majave magjike të maleve, përtej luginave dhe bukurive natyrore në tërësi.

Arsyet për ta vizituar Shqipërinë turistike janë shumë më tepër sesa kaq. Bashkimi i trashëgimisë kulturore, i artit, i gatimit dhe aktiviteteve tradicionale, janë një mundësi e jashtëzakonshme për të rritur kapacitetin që Shqipëria ka në thithjen e turistëve nga e gjithë bota. Ky kalendar i jep mundësi kujtdo që përmes aplikacionit të jetë i informuar në kohë reale sipas vendndosdhjes për çdo mundësi që ka në një periumetër të caktuar për të aksesuar muzeume, site arkeologjike, teatro festa e kështu me rradhë”,-tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts