Tuesday, July 2, 2024
HomePolitikëKomisioni Europian pro idesë së Ramës për një konferencë Kosovë-Serbi

Komisioni Europian pro idesë së Ramës për një konferencë Kosovë-Serbi

-

 

Për tensionet në Veriun e Kosovës, Komisioni Europian mbështet idenë e kryeministrit Edi Rama për një konferencë për Kosovën dhe Serbinë. Presidenti i KE-së, Charles Michel, thotë se është koha të bëhen hapa të qartë drejt normalizimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë. Michel i bëri komentet në prag të një samiti të BE-së, që zhvillon punimet sot dhe nesër në Bruksel.

“Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë për të organizuar, sa më parë që të jetë e mundur, një konferencë së bashku me disa shtete anëtare të BE-së”, tha Michel, duke theksuar edhe nevojën e koordinimit me SHBA-në.

“Mendoj se ka ardhur koha të kemi një qasje globale dhe të bëjmë hapa të qartë drejt normalizimit [të marrëdhënieve Kosovë-Serbi]”, tha Michel. “Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ne kemi thënë se duam të përpiqemi maksimalisht për të bërë diçka për Ballkanin Perëndimor, së bashku me Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts