Tuesday, July 2, 2024
HomePolitikëRama ia thotë në sy ministrave, deputetëve e kryetarëve të Bashkive: Puna...

Rama ia thotë në sy ministrave, deputetëve e kryetarëve të Bashkive: Puna është penguar nga ju!

-

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e reformës për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës renditi disa nga problematikat që ka ky institucion.

Rama ua tha në sy ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, se puna deri më sot është penguar nga ata. Po ashtu ai theksoi se nga e hëna nuk do të ketë më sportele pritëse në Kadastra, apo veprime manuale, por se çdo gjë do të bëhet përmes e-Albania.

“Arsyeja për të mbajtur këtë takim është për të thënë disa të vërteta të rëndësishme të cilat janë përpjekjet për marrjen e pronësisë. Shumë njerëz janë hasur me procese të vështira, deri në dhimbje. E vërteta e parë është që ne nuk kemi arritur, edhe pse kemi pasur kohë të gjatë në dispozicion, që ta transferojmë Kadastrën në atë që është në të vërtetë. Është njësoj si Banka e Shqipërisë, si një bankë e nivelit të dytë ku mbahen kursimet e qytetarëve. Si një bankë, Kadastra nuk është fole për qoka. Kadastra është penguar në mënyrë të vazhdueshme nga ju. Flas për kategorinë që ju përfaqësoni, deputetë, ministra dhe kryetar bashkish. Ata që kanë sadopak pushtet, që i kanë dhënë vetes së drejtë të internojnë me Kadastrën si të ishte një rifuxho për të gjitha llojet e nevojave.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts