Shkarkohet nga detyra ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. Burime bënë me dije se vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë.

Ndërkohë, arsyeja e shkarkimit të ministres së Financave dhe Ekonomisë ende nuk bëhet e ditur. Shkarkimi i Ibrahimajt përbën edhe të dytin në pak ditë nga Rama, i cili më parë ka liruar nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, ndërsa në vend të tij emëroi Taulant Ballën.