Wednesday, May 22, 2024
HomeKronikaVijon asgjësimi i kanabisit në Lezhë, një i arrestuar dhe 338 bimë...

Vijon asgjësimi i kanabisit në Lezhë, një i arrestuar dhe 338 bimë të djegura

-

 

Në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, është zhvilluar në Lezhë faza e 31-të e tij, ku si rezultat janë asgjësuar nëpërmjet djegies, në total 338 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në një parcelë toke në fshatin Gjadër, Lezhë.

Policia bën me dije se është ndaluar autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, Ridvan Vilajeti.

“Në zbatim të planit operacional me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 31-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar “Imazhi”.

Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në fshatin Gjadër njësia administrative Dajç, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 338 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasit R. V., 42 vjeç, banues në fshatin Kukel, Shkodër. 

Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts