Friday, December 6, 2024
HomeUncategorizedMinistri Hasani në OKB: Shqipëria do bëjë të pamundurën për të përmbushur...

Ministri Hasani në OKB: Shqipëria do bëjë të pamundurën për të përmbushur detyrat për integrimin në BE

-

 

Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në mëngjesin e punës të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe MPJ-të e Kroacisë dhe Sllovenisë.

Ministri Hasani vlerësoi rolin proaktiv të Italisë, Kroacisë dhe Sllovenisë në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, teksa ritheksoi se Shqipëria do të bëjë të pamundurën për të përmbushur të gjitha kërkesat që do t’i hapin rrugën një perspektive të përshpejtuar integruese.

Kryediplomati shqiptar zhvilloi gjithashtu takime dypalëshe me Ministrat e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Britanisë së Madhe, Estonisë, dhe Egjiptit, ku janë diskutuar çështje të marrëdhënieve dypalëshe, rajonale dhe globale.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts