Wednesday, April 17, 2024
HomeAktualitetMinistrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s mblidhen sot në Bruksel, pritet...

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s mblidhen sot në Bruksel, pritet të diskutohet edhe për Kosovën

-

Sot në Bruksel do të fillojë takimi dyditor i ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ku një nga temat do të jetë situata në Kosovë pas ngjarjeve në Banjskë më 24 shtator.

Në takimin, i cili do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, 30 ministra të mbrojtjes të vendeve anëtare do të diskutojnë sfidat e shumta me të cilat përballet Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Temat në rendin e ditës pritet të jenë lufta në Ukrainë dhe si të ndihmohet Kievi që t’i rezistojë sulmeve ruse dhe të bëjë përparim në kundërofensivë, veçanërisht në dritën e dimrit që po vjen dhe sulmeve gjithnjë e më të shpeshta të Moskës ndaj energjisë së Ukrainës, dhe sulmit ndaj Izraelit nga grupi militant palestinez Hamas ka zhvendosur sërish fokusin e publikut ndërkombëtar në Lindjen e Mesme.

Sipas pritshmërive, përveç temave aktuale për Ukrainën dhe Izraelin, ministrat e vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë edhe për situatën e sigurisë në Kosovë.

Pas ngjarjeve në Banjskë, NATO vendosi të përforcojë forcat e KFOR-it, fillimisht me 200 ushtarë britanikë, e më pas me po aq ushtarë rumunë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts