Prej 10 diteve ne BY PASS-in e Shkodres nuk punohet ! Pasi pefundoi asfaltimi ne gjithe segmentin prej rreth 5 kilometer, punetoret jane larguar nga kantieri duke lene pas vetem automjetet e bllokimit te qarkullimit ! Shkak i ndërprerjes se punimeve ne kete veper eshte bere mungesa nje fondi qe kërkohet per sinjalistiken dhe venien ne efiçence pune te kabinave elektrike !
TV1 – channel mesoi ne menyre konfidenciale nga specialistet brenda kompanive qe punoje per ndertimin e BY Paa-sit, se duhen edhe 2 milion euro per ta përfunduar kete objekt. Ky fond i eshte kerkuar Ministrise se Eenegjitikes dhe Infrastruktures para disa muajsh, por akoma nuk eshte akorduar. Ne keto kushte eshte nderprere puna qe duhej te vazhdonte per sigurimin dhe instalimin sinjalistikes e te te kabinave elektrike qe nevojiten per sistemin e ndriçimit te By Paass-it gjate nates ! Po sipas specialisteve te ndertimit te kesaj vepre, nese fondi do te levrohet, nuk nevojiten me shume se 10 dite pune qe gjithçka te perfundoje, dhe By Pass-it te dorëzohet !
Nderkohe per zhbllokimin e kesaj situate edhe per disa dite nuk ka shpresa, pasi pritet te filloje me pare aktiviteti i qeverise se re ! Keshtu ne BY PASS-in e nisur 10 vite me pare, aktualisht gjithçka eshte e bllokuar, kur volumi punes se mbetur mund te kryhej brenda pak ditesh ! Per kete veper financohen nga buxheti i shtetit rreth 18 miliard leke te vjetra !