Prej 1 jave pyjet e Malësisë së Kurbinit janë nën pushtetin e flakëve. Zjarri i rënë në zonën e Skurajve është përhapur me shpejtësi në disa drejtime dhe shpesh herë, duke vënë në rrezik dhe zonën e banuar.
Flaket kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje, ndërsa ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë malor.
Banorët shprehen të zemëruar dhe të irrituar me instancat shtetërore për të cilët thonë se i kanë lënë në baltë.
Prej dy ditësh zjarri është përhapur në Malin e Bardhë duke rrezikuar dhe banesat. Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri.