Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni janë arrestuar ditën e sotme me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Gjokutaj ishte emëruar në këtë detyrë të tetor të 2021.
Më herët, Gjokutaj ka mbajtur postin e drejtorit të Doganave, ndërsa para se të emërohej në Ministri ka qenë pjesë e Njësisë Speciale të Antikorrupsionit dhe Antievazionit.
Po ashtu vite më parë ka qenë edhe tek Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.