Thursday, March 28, 2024
HomeKulturëMbremje fetare ne xhamine e Plumbit

Mbremje fetare ne xhamine e Plumbit

-

Adhurimet, lutjet dhe ligjeratat kushtuar muajit të shenjtë të Ramazanit ishin pjesë e një mbrëmje fetare të organizuar nga myftinia Shkoder ne sheshin përpara xhamisë së Plumbit. Fillimisht mbrëmja nisi me leximin një pjese kur’anore dhe më pas të pranishmit i përshendeti myftiu, imam Muhamed Sytari. Ai dha disa mesazhe, duke u përqendruar te domosdoshmëria e reflektimit të muslimanëve shqiptarë, për të parë se çfarë pasojash i solli vendit tonë dekadenca komuniste dhe politikat aktuale të deformimit të moralit.

Aktiviteti u pasua me këndimin e ezanit dhe me pas te pranishmit u bënë pjesë e iftarit të shtruar nga myftinia Shkoder. Ne fund u shfaq dokumentari me rastin e 25 vjetorit të rihapjes së Xhamisë së Plumbit dhe u shpernda botimi “25 vjetori i një dëshmie historike”, si dhe një kopje të Kur’anit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts