Thursday, June 30, 2022
HomeSportGocaj zyrtarisht I Vllaznise

Gocaj zyrtarisht I Vllaznise

-

Vllaznia ka bere reagimin e pare ne merkato duke nenshkruar me shkodranin Olsi Gocaj. Pas shume negociatave, klubi dhe lojtari ne fjale kane gjetur gjuhen e perbashket dhe kete te hene, ish futbollisti I Lacit ka firmosur zyrtarisht. Ne pranine e administratorit Gjyrezi, shkodrani ka firmosur nje kontrate dy vjecare dhe do te jete menjehere ne dispozicion te stafit drejtues. Gocaj eshte nje prej atyre lojtareve te preferuar te trajnerit Cungu per shkak se luan ne disa pozicione, njeh mire ambjentin shkodran dhe vleresohet mjaft per shpirtin e gares dhe karakterin luftarak. Keshtu ai pritet te pozicionohet si mbrojtes I djathte pas largimit te Arbrit. Nderkohe klubi ka bere te ditur edhe rinovime me disa lojtare te tjere. Portieri Erind Selimaj ka firmosur per 2 vite te tjera ndersa mesfushori Krymi, I shumekerkuar nga skuadrat e tjera ka preferuar te qendroje ne shkoder edhe per 3 sezone. Duke pare edhe rinovimin e kontratave afatgjate, shenja pozitive po vijne per te ardhmen e skuadres. Perderisa lojtar si Krymi apo Bardulla kane firmosur per disa sezone radhazi nenkuptohet se klubi ka nje projekt per te ardhmen. Ne ditet ne vijim pritet qe drejtuesit te gjejne akordin edhe me futbollistet e tjere per shkak se tashme jane pa kontrata. Me problematike situata mbetet per dy qendermbrojtesit Vrapi dhe Cicmil te cilet kerkojne shuma me te medha financiare se sa ato te sezonit te kaluar. Deri me tani, I vetmi futbollist qe ka veshur bluzen kuqeblu eshte Gocaj por drejtuesit e klubit dhe kryebashkiakja Ademi kane premtuar se ne Shkoder do te vijne futbolliste te tjere cilesore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,370FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts