Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetProgrami i BE-se për Kërkimin dhe Inovacionin

Programi i BE-se për Kërkimin dhe Inovacionin

-

Agjencia e Kërkimit,Teknologjisë dhe Inovacionit, ka prezantuar ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” Programin e Bashkimit Evropian “Horizont 2020” për kërkimin dhe inovacionin. Ky program konsiston ne nxitjen e akademikeve dhe studiuesve te fushave te ndryshme si dhe shoqërisë civile, për te aplikuar për projekte ne sektorët e kërkimit shkencore dhe inovacionit.

Programi i BE-se për financimin e kërkimit shkencor ka filluar ne vitin 2014 dhe vazhdon deri ne vitin 2020. Nga Shqipëria deri tani kane fituar 10 projekte. Prioritare janë ato projekte qe shërbejnë për sa me shume rajone e komunitete, te cilat përzgjidhen ne proçes konkurrimi qe drejtohet nga eksperte te pavarur te BE-se.

E ndërkohë qe kjo veprimtari iu kushtua një çështje shume te rëndësishme, siç janë procedurat për te aplikuar për projektet qe financon BE, te çudite mosinteresimi i pedagogeve te universitetit për programe te tilla ! Treguesi me domethënës i këtij nenvlehtesimi ishte pjesëmarrja e papërfillshme e tyre ne ketë seance informimi dhe konsultimi me ekspertet e BE-se.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts