Sunday, April 28, 2024
HomeAktualitetPermbytje ne rrugen e Shirokes

Permbytje ne rrugen e Shirokes

-

Për rrugën e re të Shirokës duket se problemet nuk kanë të sosur sa herë ka reshje shiu.

Kanë mjaftuar pak minuta me intensitet të lartë pasdrekën e së premtes, që në segmente të caktuara uji të mbulojë rrugën, ndërsa nga mali i Taraboshit prurjet e përrenjve kanë sjellë gur e zhavor.

Kjo situatë ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa asnjë institucion, qoftë vendor apo policia nuk u kujdes për të sinjalizuar drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes. E njëjta pamje në rrugën e Shirokës u krijua edhe pak muaj më parë nga reshjet, dukë vënë në pikëpyetje zbatimin e projektit i cili ka të parashikuara shkarkimet e ujrave. Nuk dihet nëse kjo prezencë e lartë uji ka ardhur nga bllokimi i këtyre kanaleve, apo nga mospërballimi i intensitetit të reshjeve. Por pyetja që shtrohet është nëse ky investim është zbatuar me përpikmëri dhe çfarë është lënë pas?! Në të kundërt me nisjen e reshjeve të shiut në stinën e dimrit, me këto sinjale të para, situata do të jetë disa herë më e rëndë, ç’ka rrezikon që në pak kohë të dëmtojë plotësisht këtë investim disa miliona lekësh.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts