Sunday, May 19, 2024
HomeKronikaAksident tragjik në Vilun

Aksident tragjik në Vilun

-

Katër të rinj humbin jetën në zonen e Vilunit në Velipojë. Katër të rinjët kanë qenë duke udhëtuar me automjetin e tyre tip BMW me targë AA 767 HF me drejtues 29 vjecarin nga Lezha, Besmir Kola ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke përfgunduar në kanalin e Vilunit në zonën e Plazhit të Velipojës. Në automjet ndodheshin edhe 21 vjecarja Artenisa Peraj nga Lezha dhe Giorgio Angelo 23 vjec nga Italia si dhe një shtetas 25-26 vjecar I cili nuk është identifikuar ende. Nga sa mësohet ka qenë ora rreth 2 e mëngjesit të sotëm kur katër të rinjet si shkak I shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit ndaj mjetit kanë përfunduar në kanalin e Vilunit në një thellësi rreth 3 metra ujë. Për pasojë ata mësohet se kanë humbur jetën si shkak I mbytjes pasi afro 1 orë më vonë janë hetuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar policinë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të tyre si dhe të automjetit. 4 të rinjët po udhëtonin nga qëndra e Plazhit të Velipojës në drejtim të Vilunit pasi mësohet se në këtë zonë kishin marrë edhe dhomat me qëra, duke qenë se segmenti qëndër plazh në drejtim të hidrovorit të vilunit është I pa plotësuar me sinjalistikë si dhe një pjesë e rrugës është e pa rikonstruktuar dhe mungon plotësisht ndricimi publik, në momentinqë automjeti tip BMË me drejtues 39 vjecarin Besmir Kola është future në pjesën e pa rikonstruktuar ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke përfunduar në ujërat e kanalit të Vilunit. Ky është aksidenti I dytë me pasojë vdekjen në po të njëjtin segment, me 1 maj të këtij viti humbi jetën 24 vjecari nga Shkodra Elvis Leva. Vetëm gjatë 48 orëve të fundit në rajonin e Shkodrës kanë ndodhur 4 aksidente.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts