Saturday, April 20, 2024
HomeKronikaGrabitje me dhune ne Lezhe

Grabitje me dhune ne Lezhe

-

Shfaqen maskat serish në Lezhë, ku është vjedhur një banesë nën kërcënim e dhunë. Rreth orëve te para te mengjesit te dites se marte, policia është njoftuar se është vjedhur banesa e shtetasit Z.B., banues në Ishull Shëngjin. Nga hetimet e kryera është konstatuar se tre persona të maskuar, me anë të dhunës psikologjike dhe nën kërcënimin e sendeve të forta kanë vjedhur shumën monetare prej 15 milionë lekësh të vjetra dhe një makinë Golf -5 në pronësi të shtetasit Z.B. Nga ndjekja e bërë nga policia mjeti është lokalizuar, por autorët e dyshuar të gjendur nën presionin e ndjekjes, kanë braktisur mjetin i cili është gjetur i rrëzuar në një kanal anë rruge dhe autorët e dyshuar janë larguar duke përfituar nga errësira. Lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona si dhe janë sekuestruar disa sende në cilësinë e provave materiale. Mesohet se shtetasi Z.B. ka qenë në banesë në momentin e ngjarjes duke fjetur, kur ka konstatuar grabitësit që kanë hyrë brenda. Ata e kanë kërcënuar, kanë arritur të marrin paratë dhe kur i kanë marrë dhe makinën për t’u larguar, ai ka telefonuar policinë duke treguar gjithçka. Aktualisht po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve për veprën penale “Vjedhjeme dhunë, kryer në bashkëpunim

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts