Thursday, December 12, 2024
HomeAktualitetU harrua projekt-idea për nënkalimin e automjeteve

U harrua projekt-idea për nënkalimin e automjeteve

-

Megjithese janë diskutuar shume projekte te infrastrktures ne qytetin e Shkodres, projekt-ideja për ngritjen e nënkalimit te automjeteve ne qender te qytetit, eshte lene ne harrese qe ne vitin 2012 ! Ne vitin 2011 Fondacioni Shqiptaro – Amerikan i Zhvillimit, ofroi financime te konsiderueshme për infrastrukturen ne Shkoder. Perveç financimit te projektit te pedonales para Bashkise, hodhi idene e ndertimit te nënkalimit te automjeteve ne qender te qytetit, respektisht tek sheshi “Luigj Gurakuqi”, ku kryqëzohen rruget kryesore te këtij qyteti. U zgjodh kjo pike, me qellim qe te ndikonte ne lehtësimin e trafikut te renduar te automjeteve, si dhe te mos cenohej qetesia e qytetareve nga automjetet e shumta, dhe ç’eshte me e rendesishmja: te shmangej rreziku për aksidente. Parimisht kjo ide u mirëprit nga drejtuesit e bashkise se asaj kohe ndaj filluan edhe diskutimet për ta hedhur ne projekt ketë ide. Dhe nderkohe qe kjo ishte ne kuadër diskutimesh, nje vit me vone u shtrua me te madhe përgatitja e projektit për ndertimin e muzeut kombëtar te fotografise “Marubi”. Ne keto kushte, u vlerësua si me e rrendesishem financimi i muzeut, ndersa u ra dakort qe te avancohej projekti për nënkalimin, dhe fondacioni shqiptaro – amerikan i zhvillimit ne vijim te financonte edhe ketë investim. Kjo teme u be objekt diskutimesh serish edhe dy vite me vone por pas zgjedhjeve vendore te vitit 2015, nuk u përmend me, megjithe interesimin e perfaqesueve amerikane për ketë projekt. Ish-zyrtare te Bashkise Shkoder e pranojne se ka pasur angazhim për te bere te mundur qe te filloje ndertimi i nënkalimit ne qender te qytetit. Kjo edhe për faktin se sistemi me semafor ne Shkoder ka rezultuar se me shume e bllokon se sa e normalizon trafikun, ndaj nënkalimi, sipas tyre, mbetej alternativa me e mire. Por ata nuk prononcohen me rreth kesaj çështje, duke e adresuar tek administrata e re e Bashkise se pas zgjedhjeve te 21 qershorit. Kjo e fundit filloi me ide te tjera ndersa projekt- idene për te ndertuar nënkalimin me dy korsi ne qender te qytetit, nuk e përmendi me njeri ! Për domozdoshmerin e këtij objekti eshte e teper qe te flitet, pasi edhe qytetari me i thjeshte e kupton rendësine e tij për zhbllokimin e trafikut te automjeteve ne qender te qytetit. Shpresohet qe ketë ta kuptojnë edhe drejtuesit e Bashkise dhe administrata e saj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts