Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetAdemi shenjestron qeverine per investimet

Ademi shenjestron qeverine per investimet

-

Kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi edhe njëherë tjetër ka shpërthyer në akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare, e cila sipas saj po e diskriminon rëndë këtë qytet. 5 mijë lekë për banorë është fondi që i është akorduar kryeqendrës së veriut, krahasuar me 3 deri në 4 fish më shumë fonde që kanë shkuar për bashkitë e tjera, në një kohë kur nevoja për investime është e madhe. Nga masat antipërmbytje, tek shërbimet elementare për qytetarët po mbulohen nga buxheti i bashkisë vijon Ademi.

Gjithçka që po ndodh e ka një përgjigje sipas qytetares së parë të Shkodres dhe kjo lidhet me korrupsionin. Qeveria sipas saj po noton në një sistem korrupsioni dhe kush tenton të qendrojë i pastër penalizohet shton ajo.
Megjithatë nuk ka tërheqje, ndonëse projektet po i rrezohen. Bashkia Shkoder me datë 26 të këtij muaji do të aplikojë tek fondi i rajoneve për 4 projekte të reja, me synimin që të përfitojë fonde për investime.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts