Tuesday, April 16, 2024
HomeAktualitetPastrimi i kanaleve kulluese

Pastrimi i kanaleve kulluese

-

Ndalesën e radhës në inspektimin e punimeve për hapjen e kanaleve kulluese, kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi e bëri në njësinë administrative Rrethina. 2.6 kilometra kanal po pastrohet nga dherat dhe mbetjet e tjera për të qënë në funksion të fermerëve për kullimin e tokave bujqësore, por edhe për të pritur stinën e reshjeve.

Në zonat ku ka patur mbyllje të kanaleve, apo ndërtime mbi to po punohet në bashkëpunim edhe me komunitetin për t’i kthyer në gjendjen e mëparshme.

Një përfaqësi e komunitetit të Dobraçit të ri kërkoi nga kryebashkiakja Ademi pastrim të dherave të nxjerra nga kanali, si dhe ndërtimin e një ure të mirëfilltë.
Debati me banorë
Pastrimi i kanaleve kulluese, punë që nuk është kryer prej vitesh në këto njësi, vjen me financimin e Bashkisë Shkodër me drejtorinë e shërbimeve bujqësore e pyjore si dhe bordin e kullimit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts