Vllaznia ne futboll per femra eshte ne ditet e fundit te pergatitjeve per Champions Ligen. Pasi ka fituar dy ndeshjet e para miqesore, ekipi eshte I konsoliduar sipas trajnerit Nikolin Lekaj. Ai beson shume se niveli eshte me I larte se vitin e kaluar dhe tashme vajzat kane eksperience ne turne te tille. Gjithsesi per te perforcuar edhe me tej grupin, presidenti Lazer Matija ka nenshkruar edhe me nje futbolliste nga Mali I ZI.
Pak dite para nisjes per ne Slloveni, klubi ka zyrtarizuar edhe 22 lojtaret e federuara per champions Ligen. Bien ne sy 4 futbollistet malazeze te afruara ne merkaton e veres te cilat do te plotesojne boshlleqet e skuadres. Nderkohe ne stafin teknik perkrah trajnerit Nikolin Lekaj do te jete edhe nje tjeter emer I shquar I trajningut shkodran, behet fjale per Samuel Niken I cili do te ndihmoje skuadren me eksperiencen e tij. Kete vit fati I ka rezervuar Vllaznise nje grup mjaft te veshtire ku perballe do te kete kampionen e Zvicres, ate te Sllovenise dhe Sllovakise.