Sunday, May 12, 2024
HomeKronika4 ne pranga, transportonin droge

4 ne pranga, transportonin droge

-

Policia e Shkodres ka njoftuar per finalizimin e operacionit antidrogë te koduar ” IL MULO” nga ku janë sekuestruar 20 kg lendë narkotike e dyshuar canabis sativa dhe jane arrestuar në flagrancë 4 shtetas si me poshtë :
Nga Shërbimet e DVP Shkodër, eshte duke vijuar puna për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.
Më datë 25.08.2016, nisur nga të dhënat, në lidhje me veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nga disa shtetas, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës” është bërë ndalimi dhe kontrolli i dy automjeteve :
Automjetintip me targa AA 646 IT, me drejtues shtetasin Sentiljano Uldedaj dhe pasagjer shtetasi Bik Sufaj �
dhe automjetin tip “Reno ” me targa AA 248KR që drejtohej nga shtetasi Pavlin Selvija dhe pasagjer shtetasi Elvis Mandi, në të cilin nga kontrolli u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva në formë boce e futur nëpër thasë.
Në vijim të veprimeve të shpejta nga ana e forcave policore u bë e mundur që gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Pavlin Selvija u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 9 kg lendë narkotike e llojit Cannabis Sativa në formë boçe dhe ne total jane sekuestruar 20 kg lende narkotike.
Ne perfundim te veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit e sipërshënuar në bashkepunim kanë qenë duke transportuar për qëllime tregtimi dhe trafikimi lendën e cila ju është sekuestruar .�
Në përfundim të këtyre veprimeve janë arrestuar shtetasit e mëposhtëm : �
Pavlin Selvija, 29 vjec, banues në Shkodër.�
Sentiljano Uldedaj, 29 vjeç, banues në Koplik, Shkodër.
Bik Sufaj, 26 vjeç, banues në Koplik, Shkodër.�
Elvis Mandi, 29 vjeç, banues në Bleran, Shkodër.�
Materialet Proçeduriale i’u referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 283 e 25 të Kodit Penal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts