Sunday, May 12, 2024
HomeKronika“Thunder”, asgjesohen 15.752 rrenje kanabis

“Thunder”, asgjesohen 15.752 rrenje kanabis

-

Shkodra vijon të kryesojë listën e kultivimit të kanabisit, ku Dukagjini vijon të mbajë kryesimin për vitin 2016. 15 mijë e 752 rrënjë bimë narkotike të mbjella në 70 parcela u asgjesuan nga policia e Shkodres me finalizimin e operacionit të radhës policor të koduar “Thunder”. Finalizimi i këtij operacioni në njësinë administrative të Pultit erdhi falë bashkëpunimit që policia lokale bëri me prokurorinë e rrethit gjyqësor Shkoder. Fillimisht u bë krehja e fshatit Plan në njësinë administrative të Pultit, ku pasi u konstatuan parcelat në fjalë, fillimisht u morën provat materiale dhe më pas nisi asgjesimi i bimëve. Thuajse të gjitha rrënjët e kanabisit varionin në gjatësi 1.5 deri në 2 metra dhe terreni i përzgjedhor për kultivimin e tyre, sipas njoftimit të policisë ishte ndër më të vështirit në këtë zonë të thellë malore të Dukagjinit. Paralelisht bëhet me dije se janë zhvilluar hetime intensive për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve dhe kultivuesve të këtyre bimëve. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, por këtë radhë pa autor. Në njoftimin e saj policia e Shkodres thotë se do të vijojë pa nderprerje aktivitetet për asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara në të gjithë territorrin, duke ndjekur gjithashtu dhe punën policore e hetimore për identifikimin e organizatorëve dhe vërtetimin me prova ligjore të aktivitetit të tyre të jashtëligjshëm. Këtë vit çuditërisht ndonëse ishte paralajmëruar nga policia e shtetit u harrua fotografimi ajror, ndërsa akuzat për kanabisin janë intensifikuar duke prekur këtë radhë edhe krerë të lartë të uniformave blu.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts