Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëLSI, Dhurata për Fëmijët dhe te Moshuarit

LSI, Dhurata për Fëmijët dhe te Moshuarit

-

Dhuratat ne shtëpinë e fëmijëve te moshës 06-18 vjeç Shkodër, ishin pjese e kontributit te LSI-se Shkodër ne kuadrin e veprimtarive te 12 vjetorit te lindjes se kësaj partie, veprimtari këto qe u ndërmorën nen kujdesin e veçante te Deputetit Agron Çela. Ato konsistonin ne përgatitjen sa me mire te fëmijëve te kësaj shtëpie për vitin e ri shkollor. Me ketë rast, anëtaret dhe aktivistet e LSI-se janë falënderuar për dhuratat dhe ketë përkujdesje, nga drejtori i shkollës , Gezim Mahmudaj:
Ndërsa Kryetarja e LRI –se, Eduina Ymeri, theksoi se kujdesi për këto shtresa është parësor ne veprimtarinë e LSI-se.

Dhurata ne 12 vjetorin e LSI-se janë bere dhe ne Shtëpinë e te Moshuarve Shkodër. Edhe këtu nuk kane munguar përgëzimet ndaj kësaj force politike, e cila gjithnjë është pranë njerëzve ne nevoje:

Estela Nika, njëra nga anëtarët e LSI-se, u shpreh se prania jone ne ketë dite është një mesazhe edhe për te tjerët, se te gjithë kemi obligim për ti ndihmuar me te varfrit:

Aktivitetet për 12 vjetorin e Lindjes se LSI-se, ne Shkodër kane qene te shumta, një dite kjo qe kishte ne qendër te vëmendjes humanizmin dhe solidaritetin si vlera parësorë te shoqërisë bashkëkohore. Ne përfundim te këtyre veprimtarive, radha i ka ardhur tortës simbolike te ditëlindjes, ku Deputeti Agron Çela, mes një ambienti festiv ne zyrën e LSI-Shkodër te krijuar nga anëtarë te LSI-se dhe LRI-se, ka prere tortën. Kane qene këto momente te gëzuara dhe mbresëlenese pas një dite mjaft aktive qe kjo force zgjodhi t’ua kushtoje qytetareve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts