Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëPuke, LSI e angazhuar për pune ne komunitet

Puke, LSI e angazhuar për pune ne komunitet

-

Ne koordinim me deputetin e LSI-se për Qarkun e Shkodrës, Agron Çela, ashtu si ne Shkodër dhe Malësi te Madhe, edhe dega e LSI Puke 12 vjetorin e ditëlindjes se kësaj partie e ktheu ne një dite te veçante pune ne shërbim te komunitetit. Anëtare dhe aktiviste te LSI-se, e ne veçanti te rinjtë e te rejat, u angazhuan ne pastrimin e lagjeve te qytetit, duke dhëne kështu mesazhin për te gjithë qytetaret, rreth obligimit qe duhet te ndjeje secili për pune ne komunitet. Ky angazhim nuk ka kaluar pa bere jehone tek banoret, te cilët e kane cilësuar shembullin e LSI-se një mënyrë domethënëse kontributi te drejtpërdrejte komunitar , qe duhet te ndiqet edhe nga forcat e tjera politike. Ndërsa kryetarja e LSI-se ne Bashkinë e Pukës, Saimira Laçi, u shpreh se LSI gjithnjë shquhet për veprimtari ne dobi te komunitetit, ndaj nuk kishte si te mos ndodhte kështu veçanërisht ne festimin e ditëlindjes se saj:

Ndërkohë, 12 vjetori i krijimit te Lëvizjes Socialiste për Integrim ne Puke dhe Fushe Arrëz, është shoqëruar edhe me shume aktivitete te tjera. Krahas veprimtarive ne shërbimit te komunitetit, janë zhvilluar edhe veprimtari festive ku nuk kane munguar as banore te zonës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts