Pas Vau Dejësit, edhe famullia e “Shën Shtjefnit” në Shkoder i ka kushtuar një meshë falenderimit shenjtërimit të Nënë Terezës. Duke ju bashkuar kësaj ngjarje të madhe për kombin, kjo katedrale që 25 vite më parë në rihapjen e saj priti “Shen Terezën e Kalkutës”, sot i lutet asaj për ditë më të mira për kombin. Kemi shumë çfarë të mësojmë, prandaj jeta dhe vepra e Nënë Terezës duhet të na sherbejë për të qënë më të mirë në jetën tonë tha në fjalën e tij famullitari dom Artur Jaku. Nuk mjaftojnë fjalët, por duhen vepra për ta dëshmuar dashurinë për Nënë Terezën.
Me 4 shtator nga sheshi i “Shën Pjetrit” në Vatikan papa Françesku e shpalli shenjt Nënë Terezën, duke e lartësuar në altaret qiellore. Me këtë lajm të gëzueshëm që i dha botës, e veçanërisht vendit tonë, bota njohu kështu shenjten e parë shqiptare.