Friday, April 26, 2024
HomeKronikaGoditet një tjetër rast trafikimi lëndësh narkotike

Goditet një tjetër rast trafikimi lëndësh narkotike

-

 

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në D.V.P-Shkodër, sekuestrojnë 14.5 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis-sattiva në një automjet në Pikën Kufitare Muriqan

Në pranga shtetasi italian, poseduesi i lëndës narkotike

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë sekuestruar 14.5 kg lëndë e dyshuar cannabis-sattiva arrestuar në flagrancë shtetasin:

• Lorenzo Pratti, 24 vjeç, banues në Itali

Më datë 26.12.2016 në Pikën Kufitare në Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetit tip “Audi” me targa DE 090 AT, me drejtues dhe pronar shtetasin e arrestuar, Shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike.

Menjëhere Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm të automjetit ku u gjetën:

• 54 pako me peshë 14.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis-sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar në nenin 283/a të Kodit Penal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts