Wednesday, May 29, 2024
HomePolitikëDeshtimi i reformes zgjedhore

Deshtimi i reformes zgjedhore

-

Ka ardhur koha që ju, populli, ta merrni në kontroll dhe të jeni të vetëdijshëm për pushtetin tuaj të vërtetë. Këtë 18 qershor, ju keni një rol shumë të rëndësishëm si vendimmarrës. Do të vendosni për parlamentin tuaj të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Kërcënimi më i madh për demokracinë është se ajo merret si e mirëqenë: qytetarë që mendojnë se nuk mund ta ndryshojnë sistemin, se janë të tjerët ata që duhet të garantojnë transparencën dhe llogaridhënien e të zgjedhurve. Kohët e fundit, është drejtuar gishti nga OSBE-ja për dështimin e procesit të reformës zgjedhore, por a i keni pyetur udhëheqësit tuaj përse reforma nuk ka ecur më përpara? Vërtet besoni se e vetmja mënyrë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme është futja e votimit dhe numërimit elektronik teknikisht të brishtë? Lexova në lajmet ndërkombëtare se Holanda po i kthehet numërimit të votave me dorë për të ruajtur besimin te zgjedhjet.

Ka ende kohë për të rregulluar raportimin financiar, për të ndihmuar në shmangien e mashtrimit zgjedhur duke rritur gjobat, për të ndaluar që kronikat televizive të përgatitura nga partitë të transmetohen pa kontroll, si edhe për të garantuar kuotat gjinore. Por, ne nuk mund ta bëjmë reformën për ju! E keni ju në dorë që të përfshiheni, të angazhoheni, të bashkoheni dhe ta kërkoni.

Ekziston një opinion i përgjithshëm se OSBE-ja dhe ndërkombëtarët janë këtu për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jo. Ne jemi këtu për të ndihmuar, për të këshilluar, për t’iu dhënë praktikat ndërkombëtare më të mira, por ne nuk mund të ndikojmë në mënyrë thelbësore dhe as të legjitimojmë sjellje apo rezultate.

Nëse doni zgjedhje të lira e të ndershme kërkojuani partive politike që të punojnë për to. E kanë ata në dorë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme – me mënyrën si mbledhin fonde, me mënyrën si bëjnë fushatë, me kandidatët që vënë në lista, me personat që zgjedhin si komisionerë dhe me mënyrën si numërojnë votat. Ka ende kohë për të forcuar kodin zgjedhor, por tik-taku ecën.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts