Thursday, May 2, 2024
HomeKronika“Adriatiku”, kapen 1.5 ton marijuane

“Adriatiku”, kapen 1.5 ton marijuane

-

1 ton e 450 kilogram lëndë narkotike e dyshuar marijuanë u sekuestrua nga policia e shtetit, e cila finalizoi operacionin e koduar “Adriatik”. Operacion i përbashkët nga Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin në bashkëpunim me seksionin kundër narkotikëve u zhvillua menjëherë sapo forcat policore konstatuan një gomone në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Brenda dhe përreth saj nuk u konstatuan persona, ndërsa menjëherë ka nisur krehja e zonës. Pikërisht në vendin e quajtur Godull në Kurbin, u gjet e fshehur në shkurre një sasi lënde narkotike e dyshuar marijuanë paketuar e gatshme për trafikim në total 1 ton 450 kg. Nga ana e policisë lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale, ndërsa vazhdojnë veprimet hetimore për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Grupi ekspertizës në terren po vepron për gjetjen e gjurmëve të personave që kanë vendosur lëndën narkotike në atë zonë, duke e bërë gati që permes brigjeve të Adriatikut ta transportonin më pas drejt shtetit fqinj të Italisë. Dyshohet që operacioni policor mund të jetë dekonspiruar dhe për pasojë autorët kanë arritur të ikin në kohë, por pa mundur të shpëtojnë lëndën narkotike, vlera e së cilës arrin në miliona lekë. Hetimet vijojnë ndërsa ky është i disati rast që goditet brenda pak javësh nga policia, duke treguar edhe njëherë se trafiku ndërkombëtar ujor vijon të jetë i lakmuar nga kultivuesit dhe transportuesit e lëndëve narkotike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts