Saturday, July 27, 2024
HomePolitikëBasha fton Shkodranet ne 18 shkurt

Basha fton Shkodranet ne 18 shkurt

-

Drejt sheshit 2 Prilli aty ku të rinjtë e forumit rinor kishin dalë për ta pritur, udhëtoi në këmbë duke u takuar me qytetarët.

Lulzim Basha zgjodhi që këtë 15 shkurt nga Shkodra të ftojë të gjithë qytetarët e kryeqendres së veriut por edhe Shqiptarët t’i bashkohen tubimit të opozitës me 18 shkurt, apo siç e quajti ai ndryshe levizja e madhe e shpresës. Kryedemokrati tha përpara Shkodranëve se ka marrë fund koha e mashtrimeve dhe krimineleve, ndërsa garantoi zgjedhje me banditë siç po synon qeveria nuk do të ketë.

Koha kur kriminelet bëhen deputet apo kryebashkiakë ka marrë fund dhe krimi do të përballet me drejtësinë, duke shkuar pas hekurave shtoi Basha.

Qeverisja e demokratëve do të jetë krejt tjetër vijoi kreu i PD Basha gjatë fjalës së tij përpara të rinjve e të rejave demokrate të Shkodres. Në fund për ta e ka edhe një porosi, që e ripërserit përpara përshendetjes me ta.

Me herët Basha ishte në Tamare ku mori pjesë në përkujtimin e 72 vjetorit të kryengritjes së Kelmendit, e nga ku ftoi malësoret në tubimin e 18 shkurtit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts