Sunday, May 19, 2024
HomeAktualitet“Shqiperia e bar - kafeve”

“Shqiperia e bar – kafeve”

-

Shqipëria pa frikë mund të konsiderohet si vendi i paradokseve. Renditemi ndër shtetet me të ardhurat më të vulëta për fryme dhe pagat me të vogla në Europë, por mbajmë vendin e dytë pas Spanjës sa i përket numrit të lartë të bar – kafe për 100 mijë banorë. Nga 104 mijë biznese në fund të 2015-s, në mënyrë unike rreth 18% e totalit të bizneseve janë bar-kafe dhe restorante. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT , numri i bar kafeve në Shqipëri në fund të vitit 2015 ishte 13,612. Me një popullsi prej 2.88 milionë banorësh, Shqipëria ka 473 bar kafe për 100 mijë banorë. Ndryshe nga Spanja apo Qipro që mbajnë treshen kryesuese sëbashku me Shqipërinë, në vendin tonë diferenca qëndron në faktin se konsumatorët kryesorë të bareve janë kliente vendas. Të hapje një bar kafe, edhe poshtë pallatit, ka qenë forma më e thjeshtë që shumë shqiptarë menduan të bënin para, apo thjesht edhe të mbijetonin. Ndonëse shumë falimentojë, akoma më shumë hapen të reja. Sipas INSTAT, në 2015-n, numri i bar kafeve u rrit me 31%, nga rreth 10.4 mijë në 13.6 mijë, pra shtesa neto ishte rreth 3200 bar-kafe të reja. Po, sipas INSTAT, numri i restoranteve në fund të 2015-s ishte 4,061 edhe ai i rritur me 22%. Edhe në Shqipëri ka disa tendenca për të futur risi, si lëngjet e koktejet, apo briosh për mëngjes, por në pjesën më të madhe ato mbeten tradicionale, ku produkti më i konsumuar është kafeja, që kushton mesatarisht 60-60 cent të euros, ndër më të lirat në Europë. Sipas INSTAT, në total numri i vendeve në baret e restorantet shqiptare është rreth 599 mijë (598,872) , çka do të thotë që në to mund të ulet njëkohësisht mbi 20% e popullsisë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts