Tuesday, May 7, 2024
HomeSportVllaznia “B” pranë kategorisë se parë

Vllaznia “B” pranë kategorisë se parë

-

Kueblutë që luajnë nën siglen e Vllaznia B për llogari të kategorisë së dytë të futbollit shqiptar luajtën ndeshjen e radhës në kuadrin e javës së 16-të të grupit A në kampionatin e kategorisë së dytë. Duke pasur përballë skuadrën Kevitan, futbollistët e drejtuar nga trajneri Kraja dhe kolegu i tij Mehja realizuan një fitore të rëndësishme, e cila vazhdon tí mbajë ato në vendin e dytë të tabeles së klasifikimit. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës ka përfunduar me rezultatin e pastër 3 me 0 në favor të Vllazisë B ku autor të golave kanë qënë Arsen Hajdari me një dopietë si dhe një tjetër me anë të Arenc Dibres. Konkretisht goli i parë në portën mikë është shënuar në minutën e 31-të me anë të mesfushorit Arsen Hajdari i cili realisht stervitet me ekipin e parë dhe për mungese hapësire për momentin kontribuon edhe tek skuadra B. Me golin e Hajdarit mbyllet pjesa e parë 1 me 0 për Vllazninë B, por me një problem serioz për stafin teknik sepse njëri prej futbollistëve, mesfushori Balaj pas një përplasje me kundërshtarin largohet në minutën e 38-të nga fusha e lojës me karton të kuq nga ana e gjyqtarit Hafizi. Megjithatë, edhe pse me një futbollit më pak, kuqeblutë arrijnë të administrojnë lojën edhe në pjesen e dytë dhe vetem pas katër minutash nga starti i së dytës dyfishjojnë avantazhin me Arenc Dibren, edhe ky futbollist i skuadrës së parë. Ndërkohë, goli i dytë personal i Hajdarit në minutën e 78-të mbyllë gjithçka duke vulosur përfundimisht fitoren e pastër të Vllaznisë B me rezultatin 3 me 0. Fitorja në fjalë ka vleren e vet në drejtim të konsilidimit të vendit të dytë në renditje, pozicion i cili synohet dhe nga ekipi i Vlorës, skuadra këto të cilat janë në garë për të siguruar një biletë kualifikimi për në grupin e skuadrave të kategorisë së parë sportive. Në fakt, duke parë garën që ekziston në grupin A ku marrin pjesë 13 skuadra, Egnatia që kryeson tabelen e kalsifikimit me 42 pikë, nëse do të arrijë ta mbajë këtë pozicion deri në fund të kampionatit kualifikohet automatikisht një kategori më lart. Ndërkohë, kalimi në kategorinë e parë është i mundshëm edhe për skuadrën e dytë në renditje, e cila në mbyllje të kampionatit, në bazë të formulës së hartuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ka mundësi të luajë në fazën e play-offit me skuadrën e parafundit të kategorisë së parë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts