E titulluar “Muhamed Ali”, monodrama e regjisorit kosovar, Naser Shatrolli, interpretuar nga aktori i ri Ermal Sadiku, solli ne skenen e teatrit “Migjeni” realitetin social zhgënjyes te shoqerise ne Kosove, por edhe ne Shqiperi. Veshtiresite ekonomike kane fuqizuar mentalitetin e largimit te rinise shqiptare rrugeve te botes, nje drame qe e ka goditur rende edhe familjen.
Ne Kosove kjo monodrame ka hapur shume diskutime, thote aktori Ermal Sadiku.
Ishte nje pjese skenike qe trajton nje plage te rende ne menyren me te arrire artistike, ndaj duhej pare nga shkodranet, shprehet drejtoresha e teatrit Migjeni, Rita Gjeka, e cila thekson se ndihet e shokuar nga mungesa e spektatoreve.
Mjerisht, spektator te kesaj monodrame ishin vetem aktoret e teatrit “Migjeni”.