Saturday, May 18, 2024
HomeKulturë“Vajzat e mjegulles” ne “GHE”

“Vajzat e mjegulles” ne “GHE”

-

Ka zhveshur për pak kohë kostumin e e politikanit për të provuar të vijë pranë lexuesit si autor i një romani. Deputeti socialist Namik Dokle, në një ambjent të përzgjedhur mes miqsh, prezantoi në “Grand Hotel Europa” romanin “Vajzat e Mjegullës”. Një roman i frymëzuar nga jeta e tij e fëmijërisë, dhe që përpiqet të shtrihet në jetën e sotme, ku secili gjen veten nga jeta e dëshpëruar tek shpresa për një sinjal më të mirë, nga mjegulla në pritje të vajzave. Një roman me protagonistë pa emra, me të cilin Dokle guxon të rrokë lexuesit nga adoleshentët tek intelektualët.

 

Vajzat e mjegullës janë të gjitha vajzat që janë viktima të kohës së tyre. Ky është pikërisht koncepti i romanit që kam shkruar, tha Dokle.

Në fund nuk munguan autografët mbi librin e autorit, si një kujtim që do t’i shoqërojë të pranishmit gjatë leximit të faqeve të tij. Namik Dokle e mbylli takimin duke vënë theksin se ky do të ishte edhe fundi i karrieres së tij politike, për t’iu përkushtuar shkrimeve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts