Sunday, May 5, 2024
HomeAktualitetLezhe, te parkosh sipas deshires!

Lezhe, te parkosh sipas deshires!

-

Rregulli i xhungles. Ky është realiteti që të ofrojnë lagje të tëra në qytetin e Lezhës, ku parkimi i automjeteve po zapton çdo ditë e më shumë hapesirat publike në dispozicion të qytetarëve. Parkingu i ri i ndërtuar nuk përmbush kërkesat në rritje, pasi kapaciteti i tij është tejet i limituar. Problemi me afrimin e sezonit turistik bëhet edhe me shqetësues, pasi përveç ardhjes së emigrantëve, të shumtë janë edhe turistët që vizitojnë asetet turistike të Lezhës. Me një vëzhgim të thjeshtë, sheh se në të gjitha lagjet çdo hapësire e mundshme, duke mos u kursyer edhe trotuaret janë kthyer ne vendparkingje. Banorët kërkojnë që bashkia dhe policia të marrin masa për të normalizuar situatën, pasi po u vihet në rrezik jeta. Deri më tani masat për të tilla situata kanë munguar nga ana e policisë bashkiake dhe asaj rrugore, ndërsa pushteti vendor në Lezhë nuk ka bërë asnjë studim mbi nevojat dhe kapacitetet që ka ky qytet për parkingjet.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts