Friday, May 3, 2024
HomeKronikaShkoder, grabitet dyqani i celulareve

Shkoder, grabitet dyqani i celulareve

-

Një dyqan i telefonisë celulare në qytetin e Shkodres është grabitur mbremjen e së dieles. Ngjarja u regjistrua në rrugën “Qemal Dracini” përballë pallatit të Sahatit. Grabitësi ka ruajtur momentin kur shitësja ka qënë duke mbyllur aktivitetin dhe ka hyrë brenda i maskuar me një kapuç, duke e kërcënuar këtë të fundit dhe me forcë i ka marrë disa aparate celularë që ndodheshin në vitrinën e dyqanit. Ai është larguar me shpejtësi, ndërsa shitësja menjëherë ka njoftuar policinë. Mësohet se grabitësi duke shfrytëzuar kushtet atmosferike dhe errësirën, ka arritur t’i fshihet policise në rrugicat e zonës, duke u larguar në këmbë pa rënë në sy. Forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes ku grupi hetimor përvec provave të marra ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së vetë biznesit ndërsa ka marrë në pyetje shitesen. Sipas dëshmisë së saj, ka qënë vetëm një përson i cili është futur në dyqan ndërsa në kokë mbante kapele. Ky i fundit ka marrë 5 telefona të cilët ndodheshin në vitrinë dhe është larguar me shpejtësi. Pas verifikimit të pamjeve pritet të bëhët edhe identifikimi i autorit që ka kryer grabitjen. Kjo nuk është hera e parë që ky dyqan bie pre e grabitjeve, pasi në Korrik të 2016- es grabitësit thyen derën e dyqanit ndërsa moren disa celularë. Edhe atë kohë ngjarja mbeti pa autor nga ana e uniformave blu.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts