Friday, May 3, 2024
HomeSportEuropiani i të rinjve në Boks

Europiani i të rinjve në Boks

-

Që prej së hënës së 13 marsit në qytetin Braila të Rumanisë kanë nisur ndeshjet e Kampionati Europian te boksit për kategorinë e moshës 22 vjeçare, aktivitet ky që do të zgjasë deri me daten 22 mars, ditë kur do të përcaktohen më të mirët si individ dhe si ekip. Kombëtarja shqiptare që drejtohet nga Zef Gjoni dhe Jozef Sermi përfaqësohet në këtë europian me tre boksierë, Krenar Zenelin e Flamurtarit konkurues në peshës deri në 56 kg, Arjan Kajoshin e Vllaznisë të peshës 75 kg dhe Indrit Laçin e Tiranës në peshen deri në 91 kg. Në bazë të shortit të hedhur që në mbërritje të delegacionit tonë në Rumani, ballafaqimin e parë nga boksierët tanë e kishte diten e enjte boksieri tiranas, Indrit Laçi, por formula dhe shorti i hedhur mes rivalëve të kësaj peshe e ka kualifikuar direkt në turin e dytë, duke pritur për t’u ndeshur në këtë tur me fituesin e çiftit mes boksierit francez dhe atij rus. Ndërkohë, dy boksierët e tjerë pjesëmarrës në Europian, shkodrani Kajoshi dhe vlonjati Zeneli përballjet e tyre i kanë diten e premte të 17 marsit. Sips trajnerit Sermi, me shumë interes pritet boksimi i boksierit shkodran Arjan Kajoshi, i cili falë formës mjaft të mirë që ka demostruar në fazën përgatitore të zhvilluar për dhjetë ditë me radhë në Shkodër, premton për t’u futur në zonën e medaljeve. Nga sa bëhet e ditur, Kajoshi që konkuron në peshen deri në 75 kilogram, ballafaqimin e parë do ta ketë përballë boksierit nga Gjeorgjia. Po të premten, në kalendar është për t’u ndeshur edhe boksieri vlonjat, Krenar Zeneli, përfaqësues i peshes deri në 56 kilogram, ku shorti e ka vënë përballë boksierit nga Gjermania.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts