Rritja e nivelit profesional te bluzave te bardha mbetet nje angazhim i Urdherit te infermierit sikunder mbeshtetja e vazhdueshme e tyre. Takimi ne Lezhe solli ne vemendje edhe kriterin e plotesimit te krediteve nga ana e tyre, per te cilen presidenti i urdherit te infermierit Sabri Skenderi ka deklaruar se ato mund te realizohen nepermjet shkembimeve te eksperiencave dhe konferencave te ndryshme qe zhvillohen.
Drejtori i spitalit rajonal te Lezhes Pashk Smaçi e ka vene theksin tek nevoja e perditesimit te dijeve nga ana e infermiereve, pasi ata jane edhe perballja me e pare me pacientin.
Ne konferencen qe u zhvillua ne Lezhe ishin te pranishem mjeke dhe infermiere nga qytete te ndryshme te vendit, te cilit kane bashkendare edhe eksperiencat e tyre ne sherbimin shendetsor.