Saturday, May 4, 2024
HomeAktualitet“Thethi” proteston, bashkia “show”

“Thethi” proteston, bashkia “show”

-

Prej muajsh dëbora i ka izoluar banorët e Thethit, pasi rruga që të drejton drejt kesaj pike turistike është e bllokuar.

Mos ndërhyrja e bashkisë Shkoder megjithë kërkesat e vazhdueshme të banorëve, i ka detyruar këta të fundit të dalin këtë të mërkurë në një protestë përpara këtij institucioni. Me pankarta në duar ku shkruhej “Shikoni edhe nga Thethi dhe jo vetëm tek thesi”, “Mos e perskutoni Thethin”, “Na hapni rrugën” etj, banorët dorezuan edhe një peticion me disa kërkesa.

Turistë të shumtë kanë anulluar prenotimet drejt kësaj perle të Alpeve Shqiptare, prandaj të gjendur mes vështirësive banorët  thonë se nëse nuk do të plotësohen kerkesat e lartëpërmendura do të nisin protestat me bllokimin e rrugës nacionale Shkoder – Tiranë, e deri në ngritjen e çadrave për t’u vendosur përpara bashkisë.

Ish kryetari i komunës Shalë Balë Vuksani është edhe më i ashpër jo vetëm ndaj bashkisë, por edhe qeverisë. Ndonëse vetë është nga radhët e PS, ai thotë se asnjë votë nuk do të marrin në këto zgjedhje po nuk hartuan dhe miratuan projektin për rrugen e Dukagjinit.

Bashkia Shkoder për problemin në fjalë është mjaftuar me dy rreshta në rrjetin social facebook ku thotë se po punohet për hapjen e rrugës. Fadromat nga ana e saj janë dërguar mbrëmjen e së martes në rrugën e Thethit, pasi është informuar për protestën e banorëve. Kjo sjellje absurde dhe tallese e bashkisë Shkoder tregon edhe njëherë tjetër fytyrën e saj të vertete se çdo veprim e kryen sa për shoë, e nuk shqetësohet për problematikat që ka komuniteti.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts