Tuesday, April 30, 2024
HomeAktualitetMbrojtja nga zjarret ne biblioteka

Mbrojtja nga zjarret ne biblioteka

-

Zjarri qe përfshiu ambjentet e bibliotekes kombëtare në Tiranë ngriti edhe njëherë tjetër pikepyetjen e madhe mbi sigurinë që paraqitet në të tilla institucione të rendesishme në vendin tonë. Tv1 channel vendosi të shohë nga afër kushtet që paraqesin dy bibliotekat e qytetit, ajo publike “Marin Barleti” dhe ajo universitare, ku ruhet një prej pasurive më të mëdha që ka Shkodra, por edhe vendi, mes tyre tituj origjinal të autorëve shqiptar e të huaj.

Fatmirësisht fikeset e zjarrit egzistojnë në këto mjedise dhe për të rritur sigurinë, është investuar edhe në sistemet e alarmit, që sinjalizojnë në raste fatkeqesish. Magdalena Haxhi punonjese e e bibliotekes “Marin Barleti” thote se me instalimin  e tyre kane marre instruksionet e duhura per perdorim ne rast nevoje.

Ndodhite e fundit ne vendin tone, na kujtojne se cdo institucion publik duhet te jete i pajisur me mjetet e  duhura per parandalimin e perhapjes se flakeve te zjarrit dhe se cdo punonjes i tyre duhet  te kete njohurite e nevojshme per perdorim, pasi ne shume raste deri ne mberritjen e sherbimit te specializuar zjarrfikes, mund te jete shumë vonë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts