Tuesday, May 21, 2024
HomeSportTirana-Vllaznia, perballja e Play-Off

Tirana-Vllaznia, perballja e Play-Off

-

Volejbollistët kuqeblu të Vllaznisë do të rikthehen këtë fundjavë sërish në kryeqytet, aty ku dy javë më parë ishin protagonist në një përballje tejet emocionuese të finales së Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Një finale kjo që vetë përfundimi i saj me pikët shtesë të setit final është treguesi i atij dramaciteti që përshkoi duelin në fjalë deri në fund të takimit. Por, duke lënë pas finalen, trofeu i së ciles i buzëqeshi Partizanit, edhe pse për Vllazninë u përcollën opinione pozitive. Shkodranet tashmë jane përqëndruar në kampionat, ku falë disa hapave të gabuar në javët e mëparshme pozita nuk është në nivelin e kërkuar. Që prej ditës së hënë, tekniku Mark Kroqi po punon intensivisht me skuadrën, ndërkohë që përpos dites së enjte, ai ka në dispozicion edhe një séance tjetër, atë të dites së premte, e cila është edhe e fundit për skuadren. Në formacionin kuqeblu nuk do të aktivizohet Anton Qafarena, i cili menjëherë pas finales me Partizanin ka udhëtuar sërish drejt Gjermanisë, aty ka nënshkruar për një skuadër vendase. Nëse kuqeblutë kërkojnë të bëjnë realitet premtimin që bënë pas finales se do të luftojnë për titull, një gjë e tillë mund të realizohet vetem nëse ato arrijnë të përfshihen në katër ekipet më të mira të kampionatit për të luftuar më pas në fazen e Playoff-it. Pikërisht për këtë sfida e fundjavës me bardheblutë e Tiranës, takim ky që do të luhet në sallen sportive “Fahrie Hoti” të kryeqytetit merrë një rëndësi të veçantë për skuadrën shkodrane. Për momentin në klasifikimin ekipor, Vllaznia renditet në vendin e pestë, dhe nëse do të vijojë të qëndrojë në këtë vend, atëherë ajo mbete jashtë katër ekipeve më të mira që sipas rregullores kanë të drejtë të luftojnë për titullin kampion në Play-Ofit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts