Saturday, May 4, 2024
HomeKronika“Forest”, kapen 76.2 kg marijuane

“Forest”, kapen 76.2 kg marijuane

-

Po i drejtohej kufirit të gjelbërt me Malin e Zi, porka përfunduar në prangat e policisë në kuadër të operacionit “Forest”, që solli sekuestrimin e 76.2 kilogramëve lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë dhe të një sasie fishekësh. Operacioni policor u zhvillua nga blutë e Malësisë së Madhe pas informacioneve të siguruara në rrugë operative në bashkëpunim me seksionin për Hetimin e narkotikëve. Fillimisht u bë ngritja e një pike kontrolli në këtë zonë dhe patrulla policore bëri shenje ndalimi ndaj automjetit tip Benz Mercedez ML,me targë AA476MJ i cili po lëviste në aksin rrugor me drejtim nga fshati Brigjë për në Rapsh në afërsi të kufirit të gjelbër. Drejtuesi i mjetit sapo ka parë punonjësit e policisë, ka ndaluar automjetin dhe është larguar me shpejtësi në shpatin e malit nëpër shkurre. Gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij u gjenden:  7 thasë, ku brenda të cilave ishin 69 pako me peshe totale prej 76.2 kilogram lende narkotike e llojit  marijuan. Në këto kushte është ushtruar kontroll banese ne shtëpinë e poseduesit të mjetit, ku edhe atje janë gjendur 130 fishekë kaliber 7.62 mm dhe dy krëhëra, të cilat janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë shpallja në kërkim e drejtuesit mjetit, konkretisht e shtetasit: F. H 25 vjeç, banues në fshatin Selcë, Njësia Administrative Këlmend, Malësi e Madhe. Megjithë kontrollet e herëpashershme të policisë, sërish kufiri i gjelbërt me Malin e Zi vijon të jetë i lakmuar nga trafikantët, të cilët nuk terhiqen përballe sfides që po i bën policia e shtetit. Ato kanë arritur të gjejnë shtigje të reja për kalimin e lendes narkotike që ka si destinacion shtetet e Europes.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts