Wednesday, May 29, 2024
HomeKronikaVelipoje, sekuestrohen 23 mije m2 toke

Velipoje, sekuestrohen 23 mije m2 toke

-

23 mijë metër/katror tokë janë sekuestruar në fshatin Baks Rrjoll nga gjykata e Shkodres, pas kërkesës së prokurorisë. Ajo dyshohet se është përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar nga ana e shtetasit Vatë Lari. Organi i akuzës nisi hetimin në bazë të kallëzimit të një shtetasi dhe, deri në këtë fazë të veprimeve, ka krijuar dyshime të arsyeshme se përfituesi i kësaj prone, Vatë Lari, duke fallsifikuar dokumentat zyrtarë të komunës dhe të komisionit të kthimit të tokave, është bërë në vitin 2013 pronar i sipërfaqes prej 23 hektarësh, të cilën e ka shitur menjëherë dhe më tej është larguar në drejtim të Francës. Në bazë të hetimit të deritanishëm, rezulton se: Zyra e Rregjistrimit te pasurise se paluajtshme Shkoder ka regjistruar pasurine me siperfaqe 23 mije m /2 , lloji i pasuris Are, ne 18.09.2013. Eshte administruar nga zyra e rregjistrimit praktika qe i perket kesaj pasurie. Nga kjo praktike ka rezultuar se ka aplikuar per ne ZVRPP Shkoder, shtetasi Vate Lari me date 18.09.2013. Në dosje ndodhet shkresa e Komunes Velipoje, date 04.11.2008 pa numer protokolli, ku eshte derguar per regjistrim AMTP ne emer te shtetasit Vate Kol Marashi. Po ashtu, ne dosje gjendet edhe, ndër të tjera, vertetimi i Komunes Velipoje date 18.09.2013 ku thuhet se shtetasi Vate Gjelosh Lari eshte i njejti person me Vate Kol Marashi. Lidhur me kete procedim eshte pyetur ish kreu i komunes Nikoll Marku dhe Marash Keqi, punonjesi i zyres se bujqesise te cilet nder te tjera kane deklaruar se nuk kane nenshkruar ne ate shkrese qe i eshte percjelle ZRPP-se. Per kete arsye eshte kryer ekspertim grafik shkrimi, date 14.11.2016 ka rezultuar se nuk jane shkruar nga shtetasit e lartpermendur. Siperfaqen ne fjale Vate Lari ja ka shitur shtetasit N.S, mbi bazen e kontrates se shitjes date 05 Tetor 2013. Per kete arsye eshte pyetur shtetasi N.S, i cili ka deklaruar se kete siperfaqe toke ja ka blere shtetasit Vat Lari, qe ndodhet prej vitesh ne France bashke me familjen e tij, sipas Kontrates shitje pasurie te paluajtshme date 11.10.2013. Në këto kushte, Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshimet e arsyeshme se shtetasi Vat Lari e ka përfituar pronësinë në bazë të dokumentave të fallsifikuara. Për këtë arsye, Prokuroria e Shkodrës kërkoi nga gjykata vendosjen e sekuestros preventive për këtë pronë, kërkesë e cila u pranua nga gjykata e qytetit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts